Dalin detaje nga vrasja e shqiptarit në sheshin Omonia të Athinës

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale në rrugën “Kriti 23”.

‘Zougla.gr’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte duke pirë kafe gjatë kohës kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Po ashtu raportohet se shqiptari kishte marrë plumba në kokë, ndërsa mbeti i vdekur në vend. Ndërkohë, agresori, u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, që drejtohej nga një tjetër person. Aktualisht policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes në fjalë.
(ed.me/BalkanWeb)

Loading...