Dalin detaje të reja nga aksidenti në Burrel: Hera e tretë që përsëritet aksidenti në të njëjtin vend

Gazetari Enver Doçi ka sjellë detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Milot, ku 5 anëtarë të një familje u dë mtuan pasi një makinë përfundoi poshtë urës.

Gazetari thotë se është hera e tretë për këtë vit që një makinë bie në të njëjtën urë dhe se nuk janë marrë masa për vendosje sinjalistike apo barrierave mbrojtëse.

Mësohet se një fëmijë 4 vjeç i kësaj familje është dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë janë dërguar me ambulancë.

Një tjetër pjesëtar i familjes po trajtohet në Burrel, ndërsa shoferi është shoqeruar në komisarit për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Një familje nga Dibra është nisur drejt Tiranës dhe në rrugën Milot-Burrel kanë përfunduar poshtë një ure. Ka qenë lagështirë rruga dhe ka pasur mjergull, por mbi të gjitha mka mungesë të sinjalistikës. Mungojnë anësoret, rruga është e armotizuar.

Nuk ka asnjë lloj sinjalistike. Nuk është hera e parë që bien makina në këtë urë. Është hera e tretë për këtë vit që përfundon një makinë poshtë urës. Nuk është marrë asnjë masë. Katër persona të kësaj të familje po trajtohen në Tiranë.

Një fëmijë 4 vjeç është nisur me helikopter në orët e para të mëngjesit pasi mori mjekimin në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në komisariatin e Burrelit. Nuk po merren masa në këtë rrugë për vendosje sinjalistike dhe mbrojtëse anësore”, raportoi gazetari Enver Doçi.

Loading...