Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rënia e avionit në Vermosh.
Mësohet se materialet tashmë i kanë kaluar zyrtarisht prokurorisë dhe çështja është regjistruar për “Cënim i hapsirës ajrore”, dhe kalim i paligjshëm i kufirit”.
Gjithashtu nuk përjashtohet as pista e trafikut të drogës. Në zonën ku ra avioni, policia nuk ka gjetur asnjë parcelë drogë, ndërkohë Fax News mëson se disa kohë më parë në zonën e Vermoshit janë asgjesuar disa parcela me kanabis.
Gjithashtu sipas burimeve puna mes policise dhe prokurorisë vijon per identifikimin e personave që jane te perfshirë.
Edhe pse ska emra konkret, kjo ngjarje eshte drejt zbardhjes, e ne vijim mund te kete edhe arrestime.
Loading...