Dalin detaje te reja te at*ntatit ndaj biznesmenit të ndërtimit. Dyshohet se iu vu kur…

Detaje te reja nga *tentati me minë të telekomanduar ndaj biznesmenit, i cili dëmtohet rëndë në gjymtyrë. Qytetit të Vlorës i janë rikthyer sërish ngjarjet k*iminale dhe ma*ioze.

Shënjestër e a*entatit me tritol të shpërthyer me telekomandim në distancë ishte Agron Alushi. 48-vjeçari rezulton pronar i një guroreje në Drashovicë dhe biznesmen në fushën e ndërtimit. Sh*ërthimi ka ndodhur rreth orës 16:35 në rrugën “Transballkanike”, në momentin kur biznesmeni sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Benz”.

Alushi kishte lënë automjetin e tij për ta larë në një pikë lavazhi dhe pasi ka paguar lekët dhe ka hipur në automjet për t’u larguar, ka ndodhur sh*ërthimi. Hedhja në erë e makinës ndodhi pak metra larg lavazhit, pranë një pike karburanti ndërsa ishte në ecje. Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës, pranë një karburanti ka sh*ërthyer në ecje automjeti i markës ‘Benz’. Si pasojë e sh*ërthimit, ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48 vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia. Nga sh*ërthimi i t*itolit, 48-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në të gjithë trupin, por më të prekura janë dy gjymtyrët e poshtme të tij.

Nisur nga ky fakt, Policia dyshon se lënda ek*plozive ishte vendosur brenda automjetit të biznesmenit. Këtë gjë e dëshmon edhe këqyrja e automjetit, që nuk ka pësuar dëmtime në pjesë të jashtme të tij, pasi shpërthimi ka ndodhur në kabinën e makinës. Pak minuta pas sh*ërthimit, biznesmeni u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mjekët bëjnë të ditur se, Agron Alushi ndodhet në reanimacion me dëmtime të marra në gjymtyrë dhe në fytyrë. Ai pritet të transportohet sot drejt Tiranës. Lidhur me sh*ërthimin e telekomanduar, Policia dyshon se vendosja e t*itolit është kryer në momentin që biznesmeni ka lënë automjetin në lavazh për ta larë.

Loading...