Dalin detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në shkollë

Detaje të reja tronditëse janë zbuluar në lidhje me përdhunimin e një vajze 13-vjeçare, ndodhur në një shkollë të Kavajës, rast ky i denoncuar një ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

Në denoncimin e ish-kryeministrit Berisha thuhej se 13-vjeçarja ishte përdhunuar nga 8 djem të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë dhe se kjo ngjarje ishte fshehur nga autoritetet përkatëse, madje drejtoresha e Zyrës Arsimore të Kavajës nuk kishte marrë asnjë masë ndonëse kishin kaluar 2 muaj.

Por pak orë pas publikimit të lajmit, disa nxënës të kësaj shkolle kanë raportuar për JOQ se përdhunuesit nuk kanë qenë 8, por 16 persona. Mësohet se 14 nga ta janë nxënës të shkollës “Rilindja”, ndërsa 2 të tjerë janë gjimnazistë.

Po ashtu raportohet edhe një detaj tjetër i tmerrshëm. Vajza e mitur nuk e kishte denoncuar ngjarjen, pasi djemtë e kërcënonin me publikimin e një videoje intime mes saj dhe të dashurit në rrjetet sociale apo dërgimin e saj në adresë të prindërve. (foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Loading...