Dalin natën për peshk me maska, përplasen me policinë nëpër kallamishte

Edhe pse Shkodra mbetet në hartën e kuqe për shkak të Covid-19, kjo nuk e ka penguar gjuetinë e paligjshme të peshkimit.

Gjatë një kontrolli që po ushtrohej si çdo natë nga Rojet e Peshkimit të OMP-së të Liqenit të Shkodrës dhe Inspektorit te Peshkimit, në bashkëpunim dhe me Taks Forcën, u konstatua në zonën e quajtur këneta e Kamicës, nje varke e cila po kryente gjueti në mënyrë të paligjshme për peshkim.

Pas thirrjes së rojeve të peshkimit për të ndaluar, dy personat që ishin në varkë tentuan të largoheshin por kembëngulja e Rojeve bëri të mundur ndalimin e varkes.

Personat që ndodheshin në varkë ishin të pajisur me maska dhe patën konfrontim fizik me rojet.

Duke përfituar nga nata dhe kushtet e terrenit pasi u hodhen në ujë, ata u larguan nëpër kallamishtet e kënetes, megjthatë u bllokuan. Gjithashtu u bë u mundur bllokimi i varkës metalike, prozhektorit për të bërë dritë, motorr foribord tip Merkuri 8 Hp , gjenerator për prodhimin e energjisë , sondë e lidhur Kocare dhe me tel përcjellës të rrymës si dhe peshk të llojit Krap (4kg).

Pas përpilimit të raportit të Shërbimit, materiale do t’i kalojne Inspektorit te Peshkimit për vazhdimin e procedurave.

Loading...