Dalin rezultatet e para në 10 bashki të vendit, ka surpriza

Pak para mesnatës nisi numërimi i votave në disa bashki të vendit duke sjellë rezultatet e kutive të para që zakonisht janë tregues i rezultatit final.

Në bashkinë Has ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë “Bashkë Fitojmë” Miftar Dauti me 264 vota kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Beqir Mulaj që ka 239 vota.
Në Bashkinë e Tropojës që duhet të ishte bastion i Berishës, surpriza është se deri më tani janë numëruar kutitë e 3 qendrave të votimit nga 38 që janë në total dhe dominon thellë PS.

Kandidati i Partisë Socialiste Rexhe Byberi kryeson me 604 vota, ose 60.70%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Besnik Dushaj ka marrë 391 vota.

Në bashkinë e Lushnjës, palët janë afër, në dy kutitë e para, kandidatja e PS Eriselda Sefa ka marrë 280 vota kundrejt rivalit të “Bashkë Fitojmë”, Eduart Sharka, i cili ka marrë, 204 vota. Bashkia e Lushnjës ka gjithsje 156 qendra votimi.

Në Pustec, komunë e minoritetit maqedonas, kandidati i Partisë Socialiste ka siguruar fitoren ndaj kandidatit të “Bashkë Fitojmë”.

Në Memaliaj, nga një kuti e numëruar rezulton se në avantash është kandidati socialist Gjolek Guci. Në total janë 27 kuti.

Në Mat që njihej si bastion i Berishës, spas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Agron Malaj ka marrë deri më tani 119 vota, ose 62.63 %. Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Skënder Gjuci ka marrë 71 vota ose 37.37 %.

Në Poliçan janë numëruar 2 qendra votimi. Adriatik Zotkaj i cili është kryetar bashkie atje prej shumë vitesh, ka marrë 229 vota, ndërsa kandidati i Berishës 17 vota. Surprizë përbën fakti që kandidati i PD zyrtare Florian Qamame ka marrë 60 vota ose gati 4 herë më shumë se emri i Berishës.

Në Bashkinë e Këlcyrës ka nisur numërimi i votave. Deri tani janë numëruar 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni me 145 vota kundrejt kandidatit të Partisë “Bashkë Fitojmë” Arjan Kasaj me 106 vota dhe kandidatit të Partisë Demokratike Adriatik Spahiu me 25 vota.

Në bashkinë Skrapar janë numëruar kutitë nga 2 qendra votimi dhe udhëheq kandidati i Partisë Socialiste Adriatik Mema me 89 vota kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Euglen Mustafallari me 71 vota.

Në Bashkinë e Devollit, deri tani janë numëruar votat në 3 qendra votimi, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Eduard Duro i cili ka marrë 484 vota, ose 53.60%. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Elvis Hajdërlli, ka marrë 414 vota, ose 45.85%.

Loading...