Damian Gjiknurit i besohet një tjetër post në PS

Damian Gjiknurit i besohet një tjetër post për çështjet zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri me dije se emri i tij do të propozohet si bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Ky komision pritet të miratohet në Kuvend me dakordësinë e të gjitha palëve politike.

“Në mbledhje u diskutua për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe për propozimin për ngritjen e një grupi të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ne do të propozojmë si bashkëkryetar zotin Gjiknuri. Edhe nga LSI është shprehur dëshira për të qenë pjesë e këtij komisioni, të kalojmë sa më parë këtë komision në Kuvend”, tha Balla.

Balla tha se menjëherë sapo PD të ketë emrin e bashkëkryetarit të Komisionit, ai do të miratohet në Kuvend dhe do të nisë puna për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja me deputetët e PS-së u bë në mungesë të Edi Ramës, i cili ndodhet në një vizitë pune në Skoci./a.m/noa.al

Loading...