Dario tregon si e kapi të dashurin nga Kosova duke e tradhtuar: ‘Më premtoi ‘botën’

Grimieri shqiptar Dario Doka, ka rrëfyer ditën e djeshme marrëdhëniet e tij me meshkujt dhe se si e ka zbuluar tradhtinë e njërit prej tyre.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Dario i cili flet hapur orientimin seksual, u shpreh se një djalë me orgjinë kosovare i premtoi “botën”, por kishte një lidhje tjetër prej katër vitesh.

Ai tregon se partneri i tij e mashtronte herë pas here dhe kjo bëri që lidhja të mos zgjaste shumë.

Në studio Dario u shpreh:

“Një ditë kur isha në Zvicër te mami, më dha passëordin e Instagramit për të fshirë disa gjëra. Shikoj që ai i kishte fshirë të gjitha mesazhet.
Padashur më shkon dora tek njerëzit që bëjnë tag dhe më del ky me një djalë tjetër, dukeshin që ishin shumë pranë. Aty kuptova dhe pashë mesazhet nga ku rezultoi se ato ishin të lidhur. Prita që të rikthehesha në Shqipëri, i bëj thirrje të vinte tek unë. Pa i thënë gjë fare që unë kisha marrë vesh çdo gjë. E pyeta dhe më tha që jo, e kam shok. Unë i thashë që i kam parë të gjitha.”

Loading...