Në ambientet ku u mbajt dasma u vendosën dy flamujt kombëtarë, ai i Shqipërisë dhe i Japonisë në shenjë simbolike, ndërsa nuk mungoi as atmosfera tradicionale e vendeve përkatëse.
Ajo që mori vëmendjen e mediave lidhet me faktin se në këtë dasmë , këngët dhe vallet shqiptare ishin pjesë e festës dhe të gjithë dasmorët festuan dhe vallëzuan nën ritmin e tyre.
Në një ambient kaq festiv nuk kishte se si të mungonte simboli i shqiponjës së flamurit kombëtar, ku të gjithë dasmorët dhe të ftuarit kryqëzuan gishta duke i shtuar akoma më shumë bukuri
kësaj dasme.
Loading...