Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka bërë publike listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për personat të cilët kanë kryer korruspion të rëndësishëm ose ndryshe korrupsion të nivelit të lartë. Këtë listë DASH do e dorëzojë në Kongresin Amerikan.
Ndërsa vihet re se në emrat e listuar, është edhe ai i ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha i cili para pak kohësh u shpall non-grata nga DASH me akuzën se kishte shpërdoruar detyrën e tij për korrupsion.
Në shkresën e dërguar në kongres, thuhet se sekretari amerikan i shtetit mund të shpallë non grata edhe familjarë të personave që janë përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Kjo shihet edhe më poshtë ku krahas emrit të ish-kryeministrit Sali Berisha janë edhe emrat e familjarëve të tij, bashkëshortja e tij, fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha dhe gjithashtu dhënëri i tij Jamarbër Malltezi.