‘DASH ka fyer gratë shqiptare’/ Ish deputeti i PS: S’ka grua më të respektuar se Liri Berisha

Vendimi i DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA Berishës dhe familjes së tij ka sjell reagime të shumta nga politika shqiptarë dhe jo vetëm.

Së fundmi në mesin e atyre që kanë reaguar ka qënë edhe Taulant Dedja, ish deputeti i PS, dhe ish krahu i djathtë i Fatos Nanos.
Dedja që aktualisht jeton jashtë vendit, nëpërmjet një statusi në facebook shpreh zhgënjim për këtë vendim , të cilin më së shumti e quan fyes edhe për gratë shqiptarë pasi sipas tij, nuk ka grua më të respektuar nga bashkëshortet e politikaneve shqiptarë, sesa Liri Berisha.

Ish-vartësi i bashkëshortit të zonjës në të djathtë të fotografisë, i ka ndaluar hyrjen në SHBA Zj. Liri Berisha. Nuk ka grua politikani më të respektuar se Zj. Liri Berisha në Shqipëri. Mendoj se masa e Antony Blinken, që është e bazuar në një akt administrativ dhe jo ligj të Kongresit dhe Senatit të SHBA, ka fyer të gjitha gratë shqiptare. Respekt maksimal për Zonjën fisnike Liri Berisha!

Loading...