Deputeti Dashamir Shehi thotë se Sali Berisha nuk mund të rikthehet më në drejtim të Partisë Demokratike, pasi siç shprehet ai, “populli nuk të bën 3 herë nuse”.
Teksa foli për Foltoret e ish-kryeministrit, Shehi u shpreh se një pjesë e politikanëve që marrin pjesë në takimet e Berishës mbrojnë të kaluarën dhe territoret e tyre.
“Unë nuk gjykoj se z. Berisha mund të drejtojë më. Mendimi im, ato te salla e Berishës mund të thonë ky nuk është mirë. Historia politike, një herë, dy herë…Po tre herë nuk të bën populli nuse. Besoj që edhe z. Berisha e ka në mendje këtë punë. Nuk shikoj ndonjë ide të re. Një pjesë e njerëzve të PD me Berishën mbrojnë territoret e veta, investimin e vet politik, të kaluarën e vet politike. Ideja e fraksioneve është pozitive. Unë kam qenë nga të vjetrit që kam dashur të bëj korrent”, tha Dashamir Shehi.