Dashamir Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me gr.ushte

Kriza në të cilën gjendet vendi ka hapur një debat të madh, por edhe thirrja e opozitës për një protestë me 16 shkurt nuk kalon pa komnete të shumta.

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” në ora news, tha se opozita do të thërrasë edhe figura të tjera jashtë politikës për të rrëzuar qeverinë.
Unë do të ftoja zt.Basha, besoj se do ta bëjë këto ditë, që njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim, personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike.

Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, po ai luan rol. Zt. Fuga, profesori luan një rol. Plasari. Nuk mund të vëmë në resht Plasarin, aq më tepër Lubonjën. Ata japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën. Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve nuk luajnë të njëjtin rol, tha Dash Shehi.

Loading...