I ftuar në Abc News, Shehi ka thënë se në shtator protestat do të vazhdojnë dhe ato do të jenë arma kryesore e opozitës për të shporrur Ramën, siç ka thënë ai.
‘Nuk e di dhe sot në mbledhjen e fundit nuk është se kemi pasur një kalendar afatshkurtër. Por sigurisht që protesta vazhdon dhe mbetet arma kryesore e opozitës, e cila sigurisht do të jetë e shoqëruar me një propozim politik.
Propozim për ta ndryshuar të gjithë fytyrën e shteti shqiptar. Nga pjesa kushtetuese në një ligj të ri zgjedhor. Ndryshim të sistemi politik nëpërmjet një ligji të ri zgjedhor dhe do ta bëjë protagonist popullin në zgjedhje. Do të ndërtojmë një platformë të madhe politike e cila ia merr pushtetin shtetarëve të sotëm edhe ia rikthen qytetarëve nëpërmjet një sistemimi me mandate të kufizuar…
Nga Shtatori e pas ne do të ngremë një dallgë të madhe në të gjitha drejtimet duke filluar nga protesta e rrugës derisa ta shporrim këtë lloj regjimi’, është shprehur Dash Shehi.