Dashamir Shehi: “Pushteti që po na qeveris është arrogant, na dhunon si njerëz, po shkatërron ekonominë”

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi është shprehur se nuk është kundër negociatave me partitë e tjera politike, por që thekson se do të zhvillohen në rast kur çështja për të cilën negociohet është diçka e madhe dhe me vlerë.

I ftuar në “Fax News”, Shehi teka po komentonte koalicionin opozitar, deklaroi se sipas tij është një rezultat i një marrëveshjeje disa vjeçare dhe se ideja kryesore që i bashkon të gjitha këto parti është lufta kundër arrogancës së Ramës dhe shkatërrimit të Shqipërisë nga qeverisja e tij.

“Koalicioni është finalizimi i një marrëveshjeje disa vjeçare.

Çdo ide e re, që nxit lirinë brenda një partie e konsideroj shumë të vlefshme. Ideja që pushteti që po na qeveris është arrogant, na dhunon si njerëz, po shkatërron ekonominë është ideja që na bashkon si opozitë.

Ska nevojë të shkosh te një noter për të ndërtuar një koalicion. 

Ne nuk po e bëjmë këtë koalicion për pushtet po për hir të qytetarëve.” u shpreh Shehu.

Ndër të tjera, ish-deputeti u shpreh se kreu i PD, Lulzim Basha u ka premtuar partive të koalicionit ndryshim të sistemi zgjedhor.

“Ne kemi marrë një premtim nga Basha për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Duhet të bashkojmë Shqipërine dhe të largojmë shqiptarët nga flamujt partiakë. Jemi bashkuar me bindjen që Basha të sakrifikojë interesat e tij për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë

Loading...