Dashamir Shehi: “Shqiptarët hanë kos, politikanët shqiptar hanë hartën e Shqipërisë”

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi njihet si një nga politikanët më kontrovers dhe më të drejtpërdrejtë në Shqipëri.

Shumë herë Shehi ka bërë deklarata që askush nuk i priste. Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një fjalimi të mbajtur në sallën e Kuvendit.

Në atë fjalim Shehi tha se ndërkohë që shqiptarët hanë kos, politikanët shqiptar hanë hartën e Shqipërisë.

Ky grup njerëzisht që po qeveris në Shqipëri mendon vetëm për paratë e veta. Mendon se të varfrit janë të pazotë. Është një batutë, që kisha qejf me e thënë, shqiptarët në darkë vënë atë pjatën e supës dhe atë tasin e kosit. Kurse këta zotërinjtë ky i pari, Rama vë hartën e Shqipërisë”- ka vazhduar ai.
Më tej Shehi gjatë fjalës së tij ka thënë se qeveria me në krye Ramën, çdo natë thotë ka tepruar edhe një minierë edhe një copë tokë, ku do bëhet një hotel.

Këta çdo natë hanë nga një copë Shqipëri, prandaj ka varfëri”- shprehet kreu i LZHK-së.

Loading...