Dashuria e një çifti ndalohet nga prindërit e vajzës, mbërrin policia në emisionin e Arbana Osmanit

Një histori rrënqethëse pritet të trasmetohet këtë të shtunë në TopChannel, në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani.
Faqja zyrtare e emisionit ka publikuar një trailer të kësaj punatate, ku bëhet fjalë për një “Dashuri të ndaluar”. Një djalë dhe një vajzë që duhën, por familja e kësaj të fundit është kundër.
Djali vjen me unazë në emision ta propozojë, por të bërtitura dëgjohen në prapaskenë nga familja e vajzës. Në video shihet edhe ardhja e policisë në emision.

Loading...