Dashuronin të dy një vajzë, italiani xheloz godet me thikë shqiptarin në feste

Një sherr për dashurinë ka ndodhur mes një shqiptari dhe një italiani në Certaldo, Firenze.

Kanë qenë pesë minuta çmenduri për dy djelmoshat, që kanë debatuar ashpër për një vajzë.

Protagonistët janë një 28-vjeçar italian nga provinca e Sienës dhe një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët shprehen se diskutimi mes palëve ka qenë për arsye sentimentale.

Të dy djemtë kanë qenë mysafirë në festën e së njëjtës vajzës, për të cilën janë konfliktuar.

Shqiptari u godit me thikë nga italiani dhe u dërgua në spitalin publik të Firences, raporton noa.al.

Loading...