Ish trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi e ka nisur jo mirë aventurën në krye të Azerbajxhanit.
Skuadra e drejtuar nga tekniku italian humbi ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve përballë Luksemburgut me shifrat 2-1.
Azerët edhe pse me 10 lojtarë prej minutës se 26-të e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që miqtë nga Luksemburgu arritën të përmbysnin gjithçka në fragmentin e dytë të lojës.
De Biasi mori drejtimin e kombëtares disa muaj më parë.
Loading...