Trajneri italian kujtoi sot momentin kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Shqipërisë tri vjet më parë, përpara se të mbyllte fazën eliminatore të Kupës së Botës 2018.
“Tri vjet më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë për mua!!!
Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët.
Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund.
Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë!
Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, ka shkruar De Biasi.