Tre shqiptarë janë dë.nuar me nga 6.6 vite b.urg në Mbretërinë e Bashkuar për akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve na.rkotike, kryesisht të llojit k.okainë.
Mediat angleze shkruajnë se tre shqiptarët u kapën në muajin gusht me k.okaine të pastër, e cila kishte si target grup persona që paguanin shifra të larta për mallin që do merrnin, raporton “BalkanWeb”.
Vendimi për tre shqiptarët, Florenc Kola, Shpati Hakili, Nasied Mitro u dha gjatë ditës së djeshme nga një gjykatë në Maidstone. Dy prej të dënuarve rezultonin me qëndrim të parregullt në tokën angleze dhe pas kryerjes së dë.nimit ata do të dëbohen drejt Shqipërisë si persona të “padëshirueshëm”.
Ndërkohë të ar.restuarve iu sekuestruan një sasi parash dhe disa telefona celularë. Një nga zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe l.uftës kundër t.rafikut të lëndeve n.arkotike mes tjerash u shpreh: “Ne e dimë se çdo grup i krimit të organizuar mbështetet tek paraja. Ndërprerja e aktivitetit të tyre dhe konfiskimi i parave është aq e rëndësishme për biznesin e tyre, ndërsaskjo i ndalon ata të investojnë në aktivitete të tjera kriminale”, shtoi ai.
Ata theksuan se nuk do të tolerojnë asnjë veprim që cenon jetën dhe sigurinë publike duke premtuar se k.rimi i organizuar dhe t.rafikantët do të g.oditen me çdo mjet.