Një debat i ashpër u zhvillua mes Pano Sokos dhe Artan Shkrelit teksa po diskutonin në Open në Top Channel për rindërtimin.
Debati nisi kur Soko tha me ironi që zonja e familjes Përgega të fute në burg se po ndërtone pa leje.
Pjesë nga debati:
Soko: Ju thoni e ka ndërtuar pa leje. Shko merre fute në burg se po ndërton pa leje. Në burg ta fusësh si jo, se po na shkatërron perandorinë. Kur doni ju e respektoni procedurën, kur nuk ju intereson i shkelni procedurat.
Shkreli: Po shkeli ligjin po, ti thua të ndërtojë pa leje ajo..
Soko: Ore ti të kërkosh falje 1 mijë hrë ore mos më trash mua zërin këtu.
Shkreli: Ajo të thotë faleminderit se ka marrë lekë nga shteti.
Soko: Ja dh nga xhepi ti?
Shkreli: Injorant, ia dha shteti.
Soko: Kujt i thua injorant more….
Shkreli: Po këtu po flet si injorant, ose do që t’ia ngritësh nervat panelit.
Soko: Kush është paneli more, ti?