Protesta e të shtunës në selinë blu ka shkaktuar debat të fortë mes Jonila Godoles dhe deputetit Flamur Noka. Të fuar ne “Open” ishte Godole që citoi fjalën e Nokës, gjë që nxiti reagimin e këtij të fundit dhe tha se sekretarja për të ndjekurit politik në PD po gënjente.
Në atë moment, Godole i kërkoi të kontrollonte tonin me të dhe më pas kërkoi t’i bënte një pyetje, por Noka reagoi sërish ashpër.
Pjesë nga debati
Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?
Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.
Eni Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.
Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.
Eni Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?
Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.
Noka: Nuk thashë ashtu.
Godole: Ashtu thatë.
Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…
Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.
Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.