Një debat i ashpër është zhvilluar sonte në emisionin “Opinion” mes sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish-deputetit të PS, Alfred Peza.
Bardhi i tha Pezës se “ke miliona lekë të pajustifikuara”.
Peza ka reaguar, duke u shprehur se “ka vendosur pasuri të ligjshme nga puna si gazetar dhe se nuk ka përfituar asgjë nga mandati i deputetit”.
Këtu Peza përfshiu dhe Blendi Fevziun, duke thënë se “edhe Fevziu ka 10 milionë euro pasuri, por kjo nuk do të thotë se është e paligjshme”.
Në fillim drejtuesi i emisionit, “Opinion” Blendi Fevziu mbeti i habitur, më pas iu drejtua me humor Pezës: “Fjala jote në vesh të perendisë!” /Mapo
Loading...