Dedektivja private Shkënda Lili tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se klientët që e kontaktojnë për të ndjekur partnerët i vënë në dukje ndryshimin në pamje të partneri.
Ajo tregoi se rastet e tradhtive i ka hasur më tepër pas moshës 40-vjeçare, ndërsa gjëja e parë që i kanë vënë në dukje klientet është fakti që partneri ka nisur të kujdeset për veten më shumë se ç’e bënte më parë.
“Kur vjen një kliente për të ndjekur partnerin, thotë kam parë ndryshme, ka filluar ta mbajë veten shumë, merret me telefonin, vjen vonë, është edhe neglizhenca ndaj partnerit. Por ndryshimi i parë është që fillojnë të mbajnë më shumë veten”, tha dedektivja.
Loading...