Ndarja nga jeta e aktorit shumë të dashur për publikun shqiptar, Rikard Ljarja, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 77-vjeçare, ishte një humbje e madhe për kinematografinë shqiptare dhe publikun.
Dhimbjen më të madhe për largimin nga jeta të Ljarjas e kanë përjetuar familjarët e tij, të cilët e kanë të vështirë për ta pranuar.
Më e vështirë kjo gjë duket se është për të birin, i cili ka prekur me anë të një postimi në rrjetet sociale, me dedikimin prekës për babain e ndjerë.
Ai shkruan se nuk do të donte kurrë të shkruante për këtë ditë, jo kaq shpejt.
Postimi i djalit të aktorit të ndjerë:
Drita e shprit tim u largua fizikish por kurr slargohesh dot nga mua,do jesh gjithmon me mua o ba o shpirt im o shoku im i vetem.
S’do doja te shkruaja kurr per kte dit, jo kaq shpejt jo, me fal. Nuk te them lamtumire, do te them si cdo dit “Ciao Tado” , do takohemi e do kemi perjetesine per bisedat tona. Prehu ne paq o bab se drita e shpirtit tend eshte me mua.