S’ka nip apo mbesë të mos ta dojë dhe adhurojë një gjysh apo një gjyshe, Jane ata qe na kane falur kaq shume dashuri pa kushte, me shume sesa dashuria e prinderve. Kur humba gjyshin nga babi isha ende nje femije ne moshen 8 vjec, e ndieva dhimbjen por nuk e kuptoja sesa e rende ishte kjo humbje.
Termeti me ra vertete kur humba gjyshen nga babi, njeriun qe me rriti e edukoje si nje nene e mire. Mirpo gjysherit skane ndarje ata jetojne me ne perhere ne cdo kohe ne cdo moment. Sot i kam te dy gjyshrit nga mami, e keta per mua ishin si qershia mbi torte, mirpo me lendon fakti se do vij nje cast nga ku do te largohen dhe nuk do te kete me kujt ti them gjysh apo gjyshe.
Gjithe kjo i dedikohet gjyshit tim nga mami icili ndodhet ne gjendje te renduar shendetesore. Pëshpërima Ėngjëjsh
Në gjirin tënd o gjysh shikojë ëndrra
nga ato me përgëdhelje e pëshpërima ëngjëjsh
Në syt e tu gjysh më shfaqet shkolla dhe muret e saj prej copëza lëkure!
Nga ajo lëkura e duarve të tua, që mban aromën e një pishe
Mbi hundën tënde gjysh varet kapelja, ajo që gjyshja varte pas derës cdo mbrëmje
O Gjysh! A e shikon si janë përqafuar zemrat tona!? Kanë mall gjysh më beso, rrahin sic j’ua ka ënda.
O gjysh! Gjysh! A më dëgjon? Falmi tespiet vec një cast, ato që me kokrra ndalin furtunat.
Anila Ahmataj (Dedikuar gjyshit tim)