‘Defender Europe 21’ shkon keq në Greqi, plasin nga pakujdesia predhat, si u shmang tragjedia

“Defender Europe 21” ka shkuar keq në Greqi. Mësohet se një stërvitje e ushtrisë greke dhe amerikane për pak ka shkaktuar tragjedi në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke kanë plasur disa predha që për pasojë kanë vrarë një numër të madh delesh të një bariu, i cili ishte duke i kullotur pranë poligonit të qitjes.
Madje, predhat kanë rënë pranë vendit ku qendronte bariu duke i rrezikuar atij jetën.
Për këtë ngjarje, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë tha më pas për mediat se artileria nuk kishte gabuar në shënjestër, por kishte qenë bariu me delet që kishin hyrë brenda poligonit të qitjes duke shkaktaur situatën në fjalë.

Loading...