Degët e studimit për të cilat do të jepen bursa për vajzat

Për vitin 2019 është parashikuar një rritje buxheti për bursa për vajzat që ndjekin degët e studimit në arsimin profesional, që nuk janë specifike për vajzat në përgjithësi.

Por, cilat janë degët e studimit për të cilat do jepen bursat?

“Pjesëmarrja e vajzave ka filluar të rritet. Ne kemi ndërmarrë një iniciativë të re për të gjitha ato vajza që marrin përsipër të ndjekin profile që nuk janë tipike për vajzat, ato do të marrin bursë. Është një mënyrë incentivuese për t’i çuar vajzat në profesione atipike. Në këto raste mund të jetë dega: ndërtim, elektro-mekanik, shërbim mjetesh transporti etj., pra, në të gjitha këto degë që janë tradicionalisht vetëm nga djemtë, ne ofrojmë bursa vajzave për të marrë pjesë dhe për të ndjekur këto profesione”, – u shpreh zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen./atsh

Loading...