Dëgjon zërin e djalit të saj, zgjohet nga koma pas 27 vitesh

Një grua nga Emiratet e Bashkuara Arabe është zgjuar nga koma pas 27 vitesh qëndrimi në një gjendje vegjetative, shkruan sot Dailymail.

Munira Abdulla ishte 32 vjeçe kur pësoi një traumë të dëmtimit të trurit pasi makina me të cilën udhëtonte ishte goditur nga një autobus afër Al Ainit më 1991.

Por vitin e kaluar, pas rehabilitimit në Gjermani, ajo filloi të fliste nga pak ndërsa përpiqej të thërriste djalin Omar pasi e dëgjoi duke argumentuar në dhomën e saj të spitalit.

Ditë më vonë ajo e thirri emrin e tij për herë të parë pas dekadash, dhe tani ajo është në gjendje të lutet dhe të bisedojë me të dashurit e saj.

Ditën e aksidentit ajo ishte në shkollën e djalit për të marrë Omarin dhe familja po udhëtonte me makinë drejt shtëpisë, kur u goditën nga një autobus.

Zj. Abdulla ra në një gjendje kome më 1991, para se të rifitonte vetëdijen vitin e kaluar.

Ndërsa autobusi e goditi, zonja Abdulla u hodh mbi djalin e saj për ta mbrojtur atë nga përplasja. Ndërsa ajo pësoi një goditje të rëndë në kokë, djali shpëtoi vetëm me një plagë aspak të rrezikshme për jetën.

Omar përshkroi se si nëna e tij nuk u trajtua për orë të tëra, sepse familja nuk ishte në gjendje të thërriste ndihmë, përpara se ajo të transferohej në një klinikë në Londër.

Loading...