Dekani i Fakultetit të Drejtësisë: E di arsyen përse nuk bëhet mësim vetëm këtu

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha nuk dëshiron ta bëjë publike arsyen përse nuk zhvillohet mësim vetëm në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

I pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, dekani Artan Hoxha nuk e tha arsyen.

“E di arsyen, por nuk dua ta them, ajo që për mua ka rëndësi është që studentët e Fakultetit të Drejtësisë ta dinë që profesorati është në detyrë për të zhvilluar procesin mësimor”, deklaroi Hoxha.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë theksoi se po provon në të gjitha mënyrat për të zhbllokuar këtë situatë dhe mësimi të rifillojë.

“Ne nuk legalizojmë bllokimin e ambienteve të Fakultetit. Sot pata një takim me studentët, numri i të cilëve sa vjen dhe rritet, që duan të bëjnë mësim. Është krijuar përshtypja se ne nuk i mbështesim ata për të zhvilluar procesin mësimor, por ajo që ne kemi thënë gjithë këto dite, me deklarata, por unë dua ta them edhe përpara opinionit publik është që ne ju kemi kërkuar studentëve që kanë ambientet e Fakultetit dhe që nuk lënë të bëhet mësim, ju kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme institucionalisht, por edhe në takime me ta, që ata të lirojnë ambientet e Fakultetit dhe mësimi të rifillojë”, deklaroi ai për ATSH. /

Loading...