Artan Hoxha ka folur për sasinë e kokainës së kapur në Portin e Durrësit në kontejnerët e kompanisë Banaking.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha dha detaje për këtë ngjarje. Ai deklaroi se për herë të parë ngarkesa e Banaking po hetohet nga SPAK dhe tha se informacioni ka ardhur nga partnerë ndërkombëtarë, ndaj policia ka qenë e përgatitur, pavarësisht se skaneri nuk e kapi drogën, por u tha se e kapi qeni.
“Kemi nga fillimi i këtij viti, që kemi folur rreth të njëjtës linjë të narkotrafikut dhe të njejtës mënyrë, të njëjtëve operatorë.
Që nga janari që dyshohej 1 ton e 980 kg, ne kapëm vetëm 119 kg, e famshmja në Romanat.
Ngarkesa e fundit që i ka ardhur Zico sha, Banaking, kanë ardhur 84 kontejner.
Bën përshtypje, se është e njëjta linjë. Nëse te AlbaExotic, u arrestua pronari, gjendeshin në pjesë frigoriferike, por kur është brenda arkave të ananve, do të thotë është nisur që atje, është e koordinuar.
Cfarë ka ndodhur? Rasti i sotëm është rasti identik me janarin.
Janë kapur dy arka, te këto janë gjetur 33.5 kokainë. Policia pretendon se skaneri e ka nxjerrë të pastër kontejnerin dhe thotë se nuk ka patur element të dyshimtë. Nxorri edhe pamje policia, thotë e ka kapur qeni. Këta e hapën kontejnerin dhe e gjeti qeni.
Fakti që u gjet me këmbëngulje, edhe pse skaneri e ka gjetur të pastër, do të thotë ka informacion nga partnerët.
Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë 6 ton.
A është e njëjta, ende nuk e dimë. Është fakt që kontejneri që është hapur në Durrës është nisur në 20 shtator nga Ekuadori, ka kaluar kanalin e Panamasë. Në 21 tetor ka qëndruar në Itali. Në 28 tetor, anija ka ardhur në Portin e Durrësit.
Kur shkarkohen kontejnerët ato kanë një grafik.
Fakti që është këmbëngulur të kontrollohet edhe me qen mbrapa, sasia, itenerari që ka përshkruar anija, mënyra si është përdorur, tregon se kemi të bëjmë të njëjtën linjë.
Gjatë këtyre 10 muajve, kemi gati 3 ton vetëm sasi të kapura. Në një Port, si Porti i Durërsit! Është sasi e frikshme. Për vend tranziti që jemi ne, është e frikshme.
Sot prokurorët e SPAK kanë vendosur të shkojnë vetë. Rastin e 1 ton e 900 kg ja kanë lënë prokurorisë së Durrësit. Sot ka vajtur SPAK. Duhet të jetë operacion në bashkëpunim me partnerët. Policia ka qenë aty me kamera dhe qen, e kanë ditur.
Ka qenë një kohë kur një qen në Durrës kapi katër ngarkesa. Qenit muajin tjetër, na erdhi lajmi që qeni u hodh nga katri i tretë se ishte marrë mbidozë kokaine. Në rastin konkret uroj të mos ja lënë përgjegjësinë qenit. Atë e kanë gjetur “qen” ndërkombëtarë!
Sot pashë shumë media që nuk e përmendin kurrë, sot e kanë përmendur këtë, e kanë vënë në faqe të prë. Sepse me sa duket, ka mbaruar buxheti i reklamave. Cuditërisht sot, hapi mediat, sot e kanë thënë sepse u ka mbaruar fondi i reklamave dhe meqenëse ka filluar sezoni i ri, duan lekët”, deklaroi Hoxha.