Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se dosja Toyota Yaris nuk mbyllet pavarësisht se sipas tij Rama po lobon në Belgjikë për të ndihmuar Bashën.
I ftuar në “Syri Tv”, Berisha tha se Basha është i vetmi politikan shqiptar me një hetim ndërkombëtar.
Sali Berisha: “Nuk ka rëndësi kudo që shkon së bashku me të shkon dosja Nik Muzin një parelarësi ndërkombëtar të inkriminuar dhe ordiner, kudo ku shkon. Shkojmë te dosja Toyota Yaris dhe aktualisht është i vetmi politikan shqiptar me një hetim ndërkombëtar. Dhe këto nuk ndryshojnë. Dosja Nik Muzin flitet se me ndihmën e guvenatores e ka mbyllur me një firmë të saj. Por nuk mbyllet ajo dosje. Në çdo kohë ekziston çdo dokument për tu hapur ajo dosje. Dosja Toyota Yaris është e hapur dhe e thelluar. Po bëhen përpjekje nga Rama për të lehtësuar implikimin e thellë të Bashës por ajo çështje nuk do të mbyllet”