Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në “Breaking” në Top News ku foli për bllokimin e aeroportit të Rinasit para disa ditësh nga kontrollorët e trafikut ajror që vendosën të mos jepnin shërbimin e tyre.
Çupi tha se Meta ka gisht në këtë çështje dhe pretendon se me 26 prill, do të arrestohet nga forcat e NATO-s. Sa i përket cësthjes së Rinasit, thotë se do ishte vënë në pranga nëse bllokimi do të zgjaste edhe disa ore.
Ndërsa një tjetër problem që ka Meta sipas Çupi janë dosjet e rënda që ka SPAK kundër tij dhe kompanisë së tij.
Çupi: Ilir Meta është kapur në krim. Me 26 prill, Meta do të arrestohet qoftë dhe nga forcat e NATO-s se kreu një akt tradhtie ndaj SHBA dhe NATO. Nëse bojkotoi i hapësirave qiellore do të kishte zgjatur qoftë edhe disa orë, Ilir Meta do të ishte në pranga dhe në NATO do të ishte arrestuar në kushtet e flagrancës. Ka ndodhur në disa raste, qoftë me princin e Arabisë Saudite që kanë rënë në pranga për shkak të pengesave të tilla. Meta është kapur në spiunazh kundër Amerikës në favor të forcave të tjera.
Ajo ishte thyerje e madhe e aleancave që takohen dhe ndahen në kordonin që tani është prishur. Fati i Ilir Metës është parashkruar. Thjesht në llogaritjes që do bëjë, se 25 prilli nuk sjell asgjë për Ilir Metën, në llogaritjen e aleatëve do ketë ndëshkimin e tij. Problemi tjetër është i SPAK që ka 20 e ca dosje të rënda të Ilir Metës dhe kompanisë së tij. Akti i fundit që u krye në sytë tanë është akti që e ngatërron, e përzien, e fajëson në thyerjen e aleancave të Shqipërisë me fuqitë e tjera. Mund të ketë anuar dhe mund të jetë një bashkëpunim i madh që anojnë drejt Rusisë dhe fuqive të tjera, por kjo ka bërë që Presidenti t’i japë zjarr.