Deklarata e fortë e gazetarit: Me dhjetëra shqiptarë të regjistruar në parajsat fiskale

Gazetari Besar Likmetaj, i cili është një prej personave që ka investiguar dokumentet e rrjedhura të “Pandora Papers”, është shprehur se në parajsat fiskale janë të regjistruar dhjetëra shqiptarë.

Besar Likmetaj: Edhe në rastin e Shqipërisë ka dhjetëra nyje që kanë të bëjnë me entitetet të regjistruara në parajsa fiskale, qofshin persona, llogari bankare, adresa që gjendet tek dokumentet që mund të lidhen me persona që kanë shtetësi shqiptare.

Blendi Fezvziu: Pra ju keni gjetur goxha persona me shtetësi shqiptare që janë të regjistruar në parajsën fiskale.

Besar Likmetaj: Është e vërtetë dhe kjo nuk është një gjë e padëgjuar.

Blendi Fevziu: Sa? Ka një numër të përafërt?

Besar Likmetaj: Me dhjetëra.

Blendi Fevziu: Me dhjetëra shtetas shqiptarë, me pasaportë shqiptare dhe aktivë në Shqipëri?

Besar Likmetaj: Ose mund të jenë disa persona të huaj që janë aktivë në Shqipëri.

Loading...