Një nga kandidatët me të përfoluara për deputete nga radhët e PS, inxhinieria Luljeta Bozo ka bërë një deklaratë të fortë për regjimin e Enver Hoxhës.
Disa ditë më parë në emisionin “Dekalog” ajo ka deklaruar se Enver Hoxha ka më shumë anë pozitive sesa negative.
I pyetur, se “çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar, Luljeta Bozo u përgjigj:
“Po t’i vësh në balancë, për mua ka më shumë anë pozitive sesa negative”.
Luljeta Bozo është e renditur e dyta në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Ajo u bë e njohur për publikun pas tërmetit të 26 nëntorit.
https://youtu.be/0Yy1T6X6nk0
Loading...