Koronavírusi “mund të mos ikë kurrë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetisisë. Duke folur në një konferencë për shtyp, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan paralajmëroi kundër përpjekjes për të parashikuar kur vírusi do të zhdukej.
Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i vírusit do të kërkojë një “përpjekje masive”.
Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë humbur jetën me koronavírus, e janë regjistruar mbi 4.3 milionë të ínfektuar.
Sipas Kombeve të Bashkuara, pandemia ështe duke shkaktuar shqetësime të përhapura dhe probleme të shëndetit mendor, veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në këtë drejtim.
OKB bëri thirrje të vihet theksi edhe këtu.
“Është e rëndësishme t`I themi gjërat hapur: ky vírus mund të kthehet në një tjetër vírus endemic në komunitetet tona dhe mund të mos largohet asnjëherë. Hiv nuk u largua kurrë por ne mësuam të jetojmë me të.
Askush nuk e parashikon dot se kur mund të zhduket kjo sëmundje e re”, u shpreh ai.