Deklarata e fortë e Sinan Hoxhës: “Ma bënë gruaja 8 me 2”

Kënga e Sinan Hoxhës “8 me 2” u kthye në hitin më të dëgjuar nga shqiptarët dhe të gjithë qeshën me vargjet e saj, mirëpo së fundmi këngëtari ka treguar se megjithëse këngën e kishte bërë me nota humori, tani i kishte ndodhur vërtetë t’ja bënte gruaja 8 me 2.

Në një intervistë për “E-show”, Sinani ka rrëfyer se tashmë që është martuar, jeta e tij ka ndryshuar dhe Andrra ia ka bërë 8 me 2 jo vetëm atij, por të gjithë njerëzve.

“Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve. Në fakt nuk ta bëjnë gratë por ta bën vetë jeta, është vetë natyra.

Pra ti s’je më vetëm, ti je vetë i dyti dhe ke përgjegjësi tjetër, nuk mund të shkosh në shtëpi kur të duash, por duhet të shkosh në një orar të caktuar, kështu është jeta ose mos u martoni. Për të gjithë ata që nuk janë të martuar mendojeni mirë se nuk është aq mjalt mjaltë.”- ka treguar ai.
/SHQIPERIAIME/

Loading...