Deklarata e fundit e Hysen Rames. A ka qejfmbetje me produksionin? (Video)

Pak minuta pasi u largua përfundimisht nga reality show më i ndjekur i momentit, Hysen Rama ka dhënë një deklaratë për publikun dhe për ndjekësit e tij të shumtë. Hyseni deklaroi se e kishte marrë vendimin për tu larguar nga emisioni me vullnetin e tij të plotë për shkak se sipas tij “çdo gabim paguhet dhe kjo duhet të ishte pagesa e tij”. Moderatorja e emisonit Bora Zemani deklaroi gjithashtu në përputhen prime se edhe nëse Hyseni nuk do të ishtë larguar me dëshirën e tij nga emisioni, produksioni e kishte marrë tashmë vendimin për përjashtimin e tij. Nuk mund të thuhet me saktësi nëse Hyseni kishte marrë paraprakisht informacion se do te përjashtohej nga produksioni dhe për këtë arsye deklaroi largimin e tij para se ai të përjashtohej. Apo nëse ka qënë një marrëveshje midis produksionit dhe Hysenit që ai të largohej vetë, duke mos e rënduar me përjashtim djalin i cili për një periudhë shumë të shkurtër në këtë emision kishte fituar respektin e publikut me karakterin e tij të fortë, me edukatën, sjelljen dhe shpirtin e tij human.
Menjëherë pas largimit nga emisioni Bushi dha një deklaratë ekskluzive duke u shprehur me këto fjalë:
Ishtë diçka e bukur për aq sa zgjati. Në jetën time është një nga eksperiencat më të bukura edhe pse zgjati vetëm dy javë. Por siç thuhet, gjerat e shkurtar janë më të bukura. Do doja të falënderoja shumë produksionin për mundësinë që më dha. Për vendimin që unë mora, nuk dua të fajësoj produksionin dhe të krijoj barriera. Ai ishte faji im që veprova në atë mënyrë. Unë nuk jam ai person por situata erdhi në e tillë dhe me vjen shumë keq. Çdo gabim paguhet dhe pagesa ime ishte kjo, që unë duhet të lë emisionin dhe të largohem. Gjithsesi ju uroj të gjithë konkurentëve shumë suksese dhe shpresoj të dalin çifte të vërteta. Me vjen keq që nuk tregova shumë nga vetja ime. Mendoj se nuk munda të tregoj as 20% sepse aq mundësi pata. Javën e parë më shumë isha i sulmuar nga pjesa e Alvisës. Javën e dytë që u lirova pak nga emocionet dhe shpresoja të tregoja pak me shumë nga vetja ime, ndodhi kjo që ndodhi. Unë nuk ja fal dot vetes gjithsesi ky është gabimi im që duhet ta pranoj dhe të gjykohem për këtë gjë.

Loading...