Deklarata e gazetarit per Ervis Martinaj: ‘Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në…’

Gazetari Poli Hoxha deklaroi se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, është se ky i fundit është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës Latine.
Në një intervistë për mediat Hoxha u shpreh se zyrtarë të policisë, por edhe politikanë kanë lidhje me bizneset e Ervis Martinajt.

“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine.

Është shumë e fortë si pistë. Me çështjen e Ervis Marinajt, segmentë të rëndësishëm të policisë janë kokë e këmbë brenda, segmente të biznesit dhe të politikës nga të dyja krahët. Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, theksoi gazetari.

Loading...