Deklaratë e fortë e Ballës për Bashën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi akuzat e opozitës për vjedhjen e votave, duke treguar kështu edhe një shembull nga zgjedhjet e kaluara të përgjithshme me Lulzim Bashën.

‘Shembulli i ish ministrit të Jashtëm që më pas u bë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili shkoi në një familje në Elbasan dhe i premtoi se nëqoftëse do ta votonin në 28 qershor, me 29 qershor djali i tyre do të dilte nga burgu i Rrogozhinës dhe do t’i kthehej në shtëpi, është një shembull real.

Dhe e vërteta është që ajo familje e votoi Partinë Demokratike, dhe djali i tyre doli nga burgu’ tregoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, i ftuar tek emisioni ‘5 pyetje nga Babaramo’, tregoi se opozita e tanishme është e pa orientuar, pa lidership dhe mundohet të kapet pas flluskave të kota.

Loading...