Vdekja e 22-vjeçares në Iran ka nxitur protesta masive, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra viktima. Mediat e huaja kanë shkruar se Mahsa Amini nuk vendosi shaminë dhe u arrestuar, e më pas u vra. E reja vdiq në 13 Shtator, televizioni shtetëror e shpalli të vdekur pas tri ditësh.
Vdekja e 22-vjeçares dhe protestat e shumta u diskutuar një ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje “Skype” ishte avokatja, : Migena Balla.
Sipas avokates, protesta në Iran për vdekjen e 22-vjeçares është e nxitur politikisht. Ajo shtoi se familja e vajzës së re është paguar për të shpifur.
“Vajza ishte nga Kurdistani dhe ishte për vizitë në Iran. Nuk ishte iraniane, pra rasti i saj po përdoret politikisht nga protestat”, tha Balla.
Avokatja u shpreh më pas se gratë në Iran veshin xhinse, pinë cigare, dalin nëpër klube, bëjnë jetë nate, kanë skuadër futbolli.
“Gratë në Iran janë super të punësuara në çdo nivel, i ke edhe në parlament. Janë super të përfaqësuara. Ndoshta ato lloj arritje që kanë gratë në Iran, nuk i kanë në shtete të tjera”, tha Balla.
“Familjarët kanë konflikt interesi që quhet në gjuhën juridike. Me shumë para, familjarët janë gati, vajzën e kanë humbur, nuk kanë humbur më. Janë blerë, prandaj thonë e vrau Policia e Moralit”, tha Migena.
Kjo e fundit bëri deklarata të forta duke thënë se “ka vajza shqiptare që u janë shitur arabëve në Katar”.
“Ka vajza shqiptare të shitura arabëve në Arabinë Saudite, nga imamë. Për 500 euro shitur janë shitur dhe kanë shkuar nëpër orgjira e perversitete nëpër Katar e vende të tjera arabe. Nuk është fare dyshim, kam ankesa direkt nga vajzat që janë viktima të këtyre hoxhallarëve. Janë nisur me mirëbesim për të besuar se janë mysliman, por në fakt kanë gjetur perversitet nga më të çuditshmet dhe nuk kanë ku të ankohen. Ato janë atje”, tha avokatja.