Deklaratë zyrtare nga AKU: Në Shqipëri janë konsumuar afro 12 mijë kg akullore me lëndë kancerogjene

Lidhur me shqetësimin ndërkombëtar të konsumimit të disa markave të akulloreve, ka dalë një tjetër deklaratë zyrtare sot nga AKU – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ai informon se: “Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti”.

AKU pohon se nga afro 36 tonë akullore e importuar si në foto që shikoni dhe e publikuar nga AKU, vetëm më pak se 20 tonë u gjetën të pashitura. Pjesa tjetër prej 16 mijë e 104 kilogramë janë shpërndarë në pika shitjeje nga të cilat afro 12 mijë kg janë konsumuar nga blerësit në Shqipëri:

“Konkretisht: Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.

Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan”.

Po sot reagoi edhe opozita. Reagimi i plotë:

Skandali me 11.7 tonë akullore kancerogjene. PD, Dhurata Çupi: Korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve

“Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë.

Plot 11. 7 tonë akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.

Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian.

Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës “Alert” përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara.

Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.

Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore”.

/noa.al

Loading...