Deklaratën e fortë për Bora Zemanit nga ish-konkurrenti i Për’Puthen

Ish-konkurrenti i ‘’Për’puthen’’ Markeliano Peti ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku ka folur rreth eksperiencës së tij në emision dhe rreth moderatores Bora Zemani

Duke folur për “Ora News”, ish-konkurrenti shprehu se nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mira me stafin e emisionit. Ai shtoi se porduksioni bënte diferencime mes konkurrentëve, ndërsa tha se moderatorja Bora Zemani “mezi iu thoshte mirmëngjes”.

“Jo. S’kam pasur asnjëherë marrëdhënie. Nuk ruaj kontakte. As asokohe nuk kisha, vetëm një gocë që merrej me ne tek grimi që na ndihmonte. S’kam pasur komunikime me stafin, as moderatorja Bora Zemani mezi na fliste, edhe mirëmëngjesin e thoshte me zor. Nuk më pëlqen pjesa që kur je dikushi dhe nuk i respekton të gjithë njësoj. Kishte diferencime mes konkurrentëve. Dikush që është bërë personazh aty mendon se mund të kishte fije logjike më shumë se dikush tjetër, përshembull ke persona aty në studio që janë shumë shumë më të mire.”, u shpreh 27 vjeçari.
Për sa i përket eksperiencës në emisionin e dashuriës, Marko shprehu se ka qenë një eksperiencë e bukur për të pavarësisht se nuk arriti “të përputhej”. Teksa preku edhe arsyen e largimit ai përmendi faktin se nuk mund të dilte me “një vajzë që ulet në prehrin e 20 çunave”.

“Ishte një nga eksperiencat më të bukura. Gjëja më bukur në atë emision ishte që krijova një shoqëri shumë të mirë. Gjatë kohës aty kam lënë shumë gjëra të miat, prandaj ika. S’u përputha. Në fillimmendova se do më happen shumë dyer. Kemi pak prioritet, kur futemi në lokal ose në vende të ndryshme. Aty je për tu përputhur por nuk përputhesh dot me një femër që ulet në prehrin e 20 çunave.”

Loading...