Pavarësisht deklaratave nga rradhët e përfaqësuesve të BE, Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë të martën ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas kthimit në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta.
Kodi Zgjedhor është futur në diskutimet e rendit të ditës së nesërme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në orën 12:00.
Mazhoranca pritet të kalojë menjëherë në votim në seancën plenare të rradhës.
Loading...