Pas dekretimit nga ana e Presidentit Meta të Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë, e cilësoi dekretimin e Lleshajt, si një shembull kuptimplotë të faktit se edhe kur ka krisje të marrëdhënieve, gjendet gjithnjë një rrugëzgjidhje, nëse ka vullnet të mirë.
“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë. Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shkruan Kryeministri Rama./ATSH
Loading...