Del foto e momentit kur heroi Arjan Sala hyn për të shpëtuar shokët

Publikohen pamjet e kamerave te sigurise qe kane fiksuar momentin kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij nga zjarri ne magazinen e qendrës tregtare Casa Italia ne Tirane.

Zjarri në “Casa Italia”, foto e momentit kur heroi Arjan Sala hyn

32-vjeçari, i cili punonte ne sektorin e sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Zjarri në “Casa Italia”, foto e momentit kur heroi Arjan Sala hyn

Diten e sotme, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka shpallur Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”.
Arjan Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të vështirësive nga zjarri qe vazhdonte pa ndalim.

Sipas ekspertizes se kryer ne lidhje me ngjarjen, origjina e flakeve dyshohet se ka qene nje shkendije elektrike ne kabllin e nje neoni ndricues brenda ambienteve te qendres tregtare ku ndodhi ngjarja./lajmifundit.al

Loading...