Imer Koltraka, po punonte në një shtëpi në Goito, Prato, kur ra nga çatia mëngjesin e sotëm dhe ndërroi jetë brenda pak minutash pas incidentit.
Sipas raportimit paraprak nga mediat italiane, Koltraka ishte i lindur në Shqipëri por jetonte prej vitesh në Firence, citon Lajmi i Fundit.al.
Viktima ka qenë duke ndërruar tjegulla në një servis dhe në momentin që ka tentuar të vërë këmbën mbi parmakun e dritares është rrëzuar dhe ka rënë në betonin e shtruar në tokë.
Ka qenë pronari i servisit ai që ka njoftuar emergjencën, por gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ambulanca nuk arriti ta gjente gjallë 56-vjeçarin.
Loading...