Del lista e ‘zeze’ e pedagogëve që që sipas studentëve, janë të korruptuar

Studentët po zhvillojnë sot protestën më masive, duke paralajmëruar se nëse nuk gjejnë zgjidhje kërkesat e tyre, do të futen në grevë urie. Sot, studentët kanë publikuar një listë të dytë të pedagogëve, që sipas tyre, janë të korruptuar dhe duhen shkarkuar menjëherë.

Janë studentët e Politeknikut që sot kanë publikuar listën me emrat e pedagogëve që duhet të kalojnë në Vetting, duke thënë ata marrin lekë apo janë të korruptuar.

Pak ditë më parë, studentët publikuan një tjetër listë me emrat e pedagogëve të korruptuar, duke thënë se marrin deri në 500 euro për një provim. Por, nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela zbuloi bisedën me një profesor, i cili i kishte thënë se në fakt pedagogët marrin deri në 1 mijë euro për provim, duke zhvatur studentët.

Loading...